Këto pesë leksione flasin rreth Zotit si qëllimi final i jetës. Leksioni i parë është hyrja në përmbajtje, ndërsa i fundit shërben si përmbyllës dhe dhënës përfundimesh. Parathënia e publikuesit të parë është ruajtur për të theksuar rëndësinë e këtyre leksioneve. Ajo paraqet një pyetje vendimtare: A janë të gjitha vuajtjet dhe dhimbjet, që në ditët e sotme e kanë bërë të hidhur jetën e njeriut, rezultat i mungesës së njohjes së qëllimit të jetës?
Leksioni i parë e shqyrton pyetjen e sipërpërmendur në kontekstin profetik. Ai vë në dukje se Krijimi ka një qëllim, që është arritja e përsosmërisë nga ana e krijesave, ashtu sikundër është paraparë nga Krijuesi. Misionet profetike janë parë si shtytëse të këtij procesi. Nën dritën e shpalljes hyjnore, individët janë thirrur që të shfaqin fuqitë e tyre dhe të arrijnë qëllimin e jetës së tyre me përsosmëri, përpara se të kthehen tek Krijuesi.
کنگره :
BP226/2/م6ه4049513 1393
شابک :
978-964-195-840-6